Leonardo da Vinçi (1452-1519) – Darka e Fundit, 1498

…derisa Da Vinçit dikur, para 5 shekujve, i qenë nevojitur 7 vite për ta përfunduar afreskun “Darka e Fundit”, s’e kam idenë sa kohë i është dashur fotografit Howard Schatz për versionin e vet (fotografik) në v. 2005, si dhe fotografit Gérard Rancinan për versionin e vet në v. 2008 : )

– Howard Schatz – Darka e Fundit (Nënujore), 2005
– Leonardo da Vinçi (1452-1519) – Darka e Fundit, 1498

– Gérard Rancinan – Darka e “Madhe”, 2008
– Leonardo da Vinçi (1452-1519) – Darka e Fundit, 1498

***

Leonardo da Vinçi (1452-1519) – Darka e Fundit, 1498

“Darka e Fundit” si frazë nuk është biblike, mirëpo tradicionalisht pjesa dërrmuese e të krishterëve e kanë fjalën rreth tregimeve të Dhjatës së Re (lidhur me darkën e fundit të Jezu Krishtit së bashku me dishepujt). Punuar për dominikanët e Santa Maria delle Grazie (si afresk në muret e manastirit të tyre në Milano), thuhet se murali i famshëm i pati “hëngër” Da Vinçit 7 vjet. Dhe ai ishte njëri nga artistët e parë t’i paraqiste karakteret biblike si njerëz të zakonshëm, pa aureolat. Gjatë L 2-të B afresku qe dëmtuar nga bombat e aleatëve, gjithsesi gjatë viteve 1951-54 qe ndërmarrë restaurimi i duhur.
Afresku paraqet skenën e darkës së fundit të Krishtit me 12 dishepujt e tij përpara se të arrestohej. Sipas besimit, një ditë para kryqëzimit, Krishti e parashikoi tradhtinë ndaj tij (nga Juda Iskarioti), do ta parashikonte dhe vdekjen e vet, si flijim për mëkatet e njerëzimit. Në afresk, tradhtari (majtas, nga figura qendrore e Krishtit) mund të njihet me qesen e kripës në dorë (duke nënkuptuar fat të keq, nga romakët kripa e derdhur konsiderohej t’ishte shenjë e pafatësisë), por dhe me dorën tjetër të zgjatur kah e njëjta pjatë, me dorën e Krishtit.
(sguraziu – ars poetica, 2018)